Auto&Tech

Jeep Compass, i posaçëm në çdo aspekt – (Foto)

Jeep Compass, i posaçëm në çdo aspekt – (Foto)
09 tetor 2017 • 14 : 51

Jeep me modelin Compass hyn në njërën nga klasat më të shitura në tregun evropian. Ky model për nga dizajni është inspiruar nga modeli Grand Cherokee, por me gjatësinë prej 439 cm, është ndjeshëm më i vogël dhe me këtë edhe shumë më i lirë, transmeton Zeri.info.

Image

Ky automobil është më i bukur dhe vjen në kohën kur shitja në klasën e tij, po lulëzon gjithnjë e më shumë. Compass është shumë i gjithanshëm dhe praktik, çka është zakon në klasën e tij.

Image

Ka bagazh prej 438 litra dhe hapësirë të bollshme prapa. Ajo që e dallon nga modelet konkurrente, janë aftësitë në terrene të vështira.

Image

Modeli bazë i Compass ofrohet me sistemin e tërheqjes me rrota të përparme, por aty është edhe varianti 4×4, siç e kanë edhe shumica e konkurrentëve, por asnjëri prej tyre nuk e ka variantin ekstrem siç është top-modeli Compass Trailhawk.

Image

Ky model mes tjerash ka reduktor të marshit, çka është raritet i vërtetë tek modelet moderne për terrene të vështira. Po ashtu, ka goma të posaçme për terrene të ashpra, shtresë shtesë mbrojtëse nën dysheme dhe mbrojtës të posaçëm para që i mundëson tejkalimin e terreneve të ashpra dhe mezi të kalueshme. Trailhawk vjen me motorin më të fuqishëm me naftë, që vjen me 170 kuaj fuqi.

Image

Versionet me tërheqje me dy rrota, kanë motor me naftë me 120 kuaj fuqi dhe me benzinë me 140 kuaj fuqi. Mund të zgjidhet me 12 ngjyra të ndryshme të karrocerisë. Çmimi ende nuk dihet./ZERI

Image
Image

 

© zëri.info