Auto&Tech

BMW M3 i ri për vitin 2020

BMW M3 i ri për vitin 2020
08 tetor 2017 • 11 : 35

Pas promovimit të serisë plotësisht të re Serie 3, e cila sipas disa informacioneve pritet në shtator të vitit 2018, BMW në vitin 2020 do ta prezantojë modelin e ri M3, transmeton Zeri.info.

Ky model do ta përdor platformën CLAR, ndërsa mes tjerash do të dallohet me distancën më të madhe mes boshteve në krahasim me modelin e tanishëm, një masë më të vogël, sistemin e tërheqjes me katër rrota, interier më modern, sisteme të ndryshme të sigurisë dhe asistimit të shoferit.

Image

Modeoin standard M3 do ta lëviz motori 3.0 litërsh me gjashtë cilindra me 475 kuaj fuqi, derisa modeli M3 Competition do të ketë në dispozicion 500 kuaj fuqi. Në pakon M, do të gjendet aero-body kit më agresiv, amortizatorë sportivë, frenat High-Performance, sistemi sportiv i gypave të gazrave si dhe interier me karrige sportive dhe timon M.

Versioni standard i këtij modeli, pritet të kushtoj pak më shumë se 80 mijë euro./ZERI

 

© zëri.info