Pajisja për video konferenca HELLO prezanton ndryshimet më të mëdha në softuer deri tani

Auto&Tech September 23, 2017 - 12:43

Duke dëgjuar reagimet e shumta të përdorueseve për pajisjen HELLO, kompania Solaborate ka prezantuar ndryshimet më të mëdha në dizajn softuerik dhe lehtësim të përdorimit deri më tani.

E ashtuquajtura HELLO Firmware Update 2.0, e gatshme për përdorim nga 18 Shtatori, trajton disa probleme teknike me pajisjen HELLO, si dhe prezanton përmirësime funksionale dhe në dizajn të softuerit.

“Duke falënderuar përgjigjet e shumta të përdorueseve të pajisjes sonë, faqja kryesore e re tani dukët më mirë se kurrë, dhe kemi përmirësuar dukshëm harmonizimin e përdoruesit me pajisjen”,  tha drejtori Ekzekutiv i Solaborate, Labinot Bytyqi.

“Është shumë më lehtë të fillosh ta përdorësh HELLO-në prej hapave të parë, dhe besueshmëria teknike është shumë më e lartë. Gjithashtu, tani mund të instalosh çfarëdo aplikacioni Android në pajisje, dhe Alexa reagon shumë më shpejtë dhe bindshëm. Jemi shumë krenarë për ndryshimet e bëra, dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me përdoruesit tanë në të ardhmen.”

Ndryshimet në faqen kryesore tani përfshijnë imazhe të reja, tregues të kohës, motit, dhe vendndodhjes.

Materiale të ndryshme të shkruara ose të shfaqura përmes audio-s dhe video-s në të njëjtën kohë, shpjegojnë në mënyrë të saktë dhe të thjeshtë mënyrat e ndryshme të përdorimit të pajisjes.

Gjithashtu, opsione të reja tani lejojnë qasje më të madhe në funksionet e pajisjes, si konfigurimin e rrjetit dhe pajisjeve që lidhen me HELLO-në me anë të lidhjes Bluetooth.

Përditësime (Updates) të aplikacioneve dhe sistemit operativ tani mund të shkarkohen në prapavijë, dhe përfshijnë shënimet e detajizuara të atij lëshimi.

Përdorimi i HELLO-së përmes komandave zanore me Amazon Alexa është përmirësuar dukshëm dhe përfshin karakteristika shtesë. Cilësia e kamerës dhe funksionimi me televizione 4K gjithashtu është përmirësuar.

Menaxhimi më i mirë i memories lejon për hapësirë më të madhe të ruajtjes të së dhënave.

Përmirësime të tjera në efektshmëri dhe probleme dhe gabime të vogla teknike (bugs) janë gjithashtu pjesë e ndryshimit të ri.

Ky është ndryshimi i parë i madh i këtij lloji për HELLO-në, megjithatë, gjatë muajit të shtatorit do të ketë edhe përmirësime të tjera të prezantuara radhazi te të gjithë përdoruesit e pajisjes HELLO.

Ndryshimet e radhës do të ofrojnë shërbime dhe funksionalitete të tjera shtesë, të cilat përmirësojnë eksperiencën e përdoruesit me pajisjen si dhe shërbimin e shumë-kërkuar të komunikimit të drejtpërdrejtë mes pajisjeve HELLO.