Renault KOLEOS merr vlerësim me 5 yje nga Euro NCAP, si çdo Renault tjetër

Auto&Tech September 22, 2017 - 15:48

Renault KOLEOS i ri ka marrë një vlerësim me pesë yje në testet e sigurisë të administruara nga organizata e pavarur Euro NCAP.

KOLEOS është shtylla kryesore e prodhuesit dhe shitësit më të madh botëror të veturave, kompanisë Renault, për standardin e sigurisë.

Të njëjtin çmim e ka marrë edhe Renault Laguna dhe pothuajse çdo model tjetër i veturave të Renault.

Përfaqësuesi zyrtar i veturave të Renault për Kosovë, AutoMita premton se modeli i ri i Renault i KOLEOS do të arrijë në Prishtinë dhe tregun e Kosovës gjatë muajit tetor.

Image

Por cilat janë risitë në KOLEOS-in e ri, sidomos në pjesën e sigurisë? KOLEOS-i i ri përfiton nga eksperienca e madhe e Renault-it në fushën e sigurisë pasive dhe synon përsosmërinë në testet e pavarura të NCAP.

Image

Ky rezultat nënvizon përkushtimin e Renault ndaj sigurisë, veçanërisht me të gjitha modelet e reja të KOLEOS. Vetura e re ofron teknologjitë më të fundit dhe ka kaluar protokollin e ri të 2016 Euro NCAP – testeve me ngjyra fluturuese.

KOLEOS i ri ka marrë shkallë të madhe aprovimi prej 90% për mbrojtjen e të rriturve, 79% për fëmijët, 63% për këmbësorët dhe 75% për asistmin ndaj sigurisë.

Image

Në Kosovë, përfaqësuesi zyrtar i veturave të Renault është AutoMita, e cila ofron gjitha modelet e reja të veturave të markës numër 1 në botë për momentin, duke përfshirë edhe SUV-në e Renault, KOLEOS.

Image

Image