Kinezët janë rekordmenë: pa vozitës arrijnë shpejtësinë prej 255 km/h! (FOTO+VIDEO)

Auto&Tech September 22, 2017 - 16:28

Kompania kineze "Next EV", nëntorin e kaluar kanë prezantuar modelin e parë të brendit të ri Nio, super-automobilin "EP9".

Sipas të dhënave të deklaruara për fuqinë, thuhej se ai disponon me 1360 kuaj fuqi, çka do të duhej të dëshmohej me vozitje të prototipit, transmeton Zeri.info.

Dhe tani kinezët kanë vendosur prezantimin e të gjitha sistemeve dhe në shtegun grand-pri në Ostin të Teksasit, është mbajtur vozitja promovuese, ku janë treguar performancat gjatë vozitjes me dhe pa shofer.

Prototipi është treguar i jashtëzakonshëm, duke marrë parasysh se me vozitës një xhiro në shteg e ka kaluar për 2:11.3 sekonda (rekordi i shtegut 1:39:347, i arritur nga Sebastian Fetel me veturën e tij “Red Bull” të Formula 1 në vitin 2012), derisa në një moment ka arritur shpejtësinë maksimale prej 272 kilometra në orë, përcjell Zeri.info.

Por ajo që ishte më e rëndësishme, "EP9" shtegun me vozitje pa shofer e ka arritur për 2:40:33, me shpejtësinë maksimale prej 255 km/h, çka momentalisht është shpejtësia rekord e vozitjes së veturave pa shofer.

Përndryshe, "Nio EP9" shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin për vetëm 2.7 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 300 km/h, derisa me një të mbushur të baterisë, mund të përshkohen 420 kilometra distancë. /ZERI/

 

Image

Image

Image

Image