Mercedes Maybach me 4 elektromotorë dhe 750 kuaj fuqi – (Foto)

Auto&Tech September 20, 2017 - 12:37

Me siguri vetura më luksoze e ekspozuar në panairin e veturave në Frankfurt, është koncepti Mercedes-Maybach 6, i cili është prezantuar në versionin kabriolet, transmeton Zeri.info.

Image

Nga  Mercedes thonë se modeli i ri është dizajnuar në përputhje me moton e re, e cila potencon ‘thjeshtësinë elegante’, ndërsa që mos të mbetet e gjitha vetëm në pamjen elegante, janë përkujdesur performancat e jashtëzakonshme.

Image

Në të vërtetë, modeli i ri ka katër elektromotorë, të cilët i japin forcën e përgjithshme prej 750 kuaj fuqive. Shpejtësia maksimale në mënyrë elektronike është kufizuar në 250 km/h, ndërsa përshpejtimin nga o në 100 km/h, e arrin për më pak se 4 sekonda.

Image

Me një të mbushur të baterive, mund të përshkohen 500 kilometra, ndërsa do të prodhohet në vetëm 300 copë dhe me një çmim prej 300 mijë eurove./ZERI

Image