T/ 2018 Bentley Continental GT - (Foto)

Auto&Tech September 18, 2017 - 11:42

Njëri nga modelet më të shtrenjtë, më luksoz dhe më i dëshiruar në panairin e veturave në Frankfurt, gjithsesi është Bentley Continental GT. Coupe-ja aristokrate fuqishëm është in spiruar nga modeli Bentley EXP 10 Speed 6, transmeton Zeri.info.

Image

Bazohet në platformën MSB, të cilën e përdor edhe Porsche Panamera, çka është garanci për lëvizshmëri dhe perfomanca sportive. Pesha e tij është ulur për 85 kilogramë në krahasim me modelin paraprak.

Image

Gjenerata e parë ka qëndruar për 14 vite në treg, prandaj është e logjikshme që gjenerata e re sjell përmirësime të shumta. Njëri nga më të rëndësishmit gjithsesi kalimi në sistemin 48 voltësh, sistemi i air-begëve është plotësisht i ri, ndërsa me zgjerimin e dimensioneve, brendia e tij ka fituar hapësirë të bollshme.

Image

Me sistemin e avancuar Infotainment, manovrohet përmes ekranit 12.3 inç i ndjeshëm në prekje, ndërsa në konsolën qendrore dominojnë elementet e punuara nga alumini i shkëlqyer, çka e shton edhe më shumë elegancën sportive.

Nën kapakun e motorit, gjendet agregati turbo-benzinë 6.0 W12, i cili është i kombinuar me marshin automatik me 8 shpejtësi i cili zhvillon 635 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 900 Nm, prandaj Bentley Continental GT nga 0 në 100 km/h, arrin për 3.7 sekonda, derisa arrin shpejtësinë maksimale prej 333 km/h.

Image

Për çmimin tani për tani nuk ka informacione, përveç paralajmërimit se do të jetë për 10 për qind më i shtrenjtë se paraardhësi./ZERI