Audi RS4 Avant vjen me 450 kuaj fuqi - (Foto)

Auto&Tech September 14, 2017 - 11:41

Pas promovimit të modelit standard Audi A4 të gjeneratës së re, përfshirë edhe modelet S4 dhe A4 Allroad Quattro, tani vjen edhe pasardhësi i modelit RS4 Avant, transmeton Zeri.info.

Image

Premiera e tij është mbajtur në panairin e veturave në Frankfurt dy ditë më parë, ndërsa nën kapakun e motorit gjendet agregati 2,9 litërsh V6 bi-turbo me 450 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 600 Nm, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi.

Image

Ky karavan që peshon 1790 kilogramë, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për vetëm 4.1 sekonda, ndërsa shpejtësinë e ka të kufizuar në vetëm 250 km/h, edhe pse mund të arrij shpejtësinë mbi 300 km/h.

Image

Sipas të dhënave të fabrikës, ai shpenzon 8.8 litra karburant për 100 kilometra. Natyrisht, një pjesë të pakos RS, e përbën edhe sistemi i tërheqjes me katër rrota, pamja më agresive, kompleti i rrotave më të mëdha, sistemi sportiv i gazrave, amortizatorët e modifikuar, frena më të fuqishëm dhe një përmirësim i interierit me ulëse spotive RS dhe me timon me pjesën e poshtme të rrafshuar.

Image

Shitja fillon në fillim të vitit 2018, me një çmim që në Gjermani sillet në 79.800 euro./ZERI

Image