Brabus 700 (Mercedes-AMG E 63 S 4Matic+) - (Foto)

Auto&Tech September 11, 2017 - 14:15

Brabus në panairin e veturave në Frankfurt, vjen me disa eksponent interesant, në mesin e tyre edhe me modelin e modifikuar Mercedes-AMG E 63 S 4Matic+, transmeton Zeri.info.

Image

Për të është paraparë motori i përforcuar 4.0 litërsh Twin-turbo V8, çka do të thotë se nga 612 kuaj fuqi sa ka modeli i rregullt dhe momentin e rrotullimit prej 850 Nm, tani posedon 700 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 950 Nm.

Image

Kështu, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 3.2 sekonda (versioni i rregullt 3.3 sekonda), derisa shpejtësia maksimale është kufizuar në 300 km/h.

Image

Brabus për këtë model ka paraparë edhe kitin aero-body, amortizatorët e modifikuar (është më i ulët për 20 mm), frena më të fuqishëm, sistemin sportiv të gazrave, fellnet 21 inç si dhe përmirësim të interierit, ku është përdorur lëkurë e kuqe dhe e zezë, fibra të karbonit dhe pedale alumini./ZERI

Image