Lotus Evora GT430 Sport - (Foto)

Auto&Tech September 08, 2017 - 13:05

Pasi në korrik është prezantuar modeli Evora GT430, tani nga Lotus vjen edhe versioni i saj sportiv. Bëhet fjalë për një version të orientuar për rrugë të mira, i cili nuk është aq i aftë sikurse modeli i rregullt Evora GT430, por dallohet me 10 kilogram më pak peshë dhe shpejtësi maksimale më të madhe, ku me marsh manual, arrin shpejtësinë prej 315 km/h, transmeton Zeri.info.

Image

Edhe në këtë model gjendet motori 3,5 litërsh V6 me 430 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 440 Nm.

Image

Përshpejtimin nga 0 në 100 km/h me mardh manual, e arrin për 3.8 sekonda, ndërsa me marsh automatik për 3.7 sekonda. Në modelin sportiv ka ndryshime si në pjesën e jashtme, ashtu edhe në të brendshme, ku jashtë përfshihen elemente të reja aerodinamike, spojler nga fibrat e karbonit, panel kulmi, etj.

Image

Në brendi dallohen karriget sportive nga fibrat e karbonit, tabloja e instrumenteve moderne dhe grafika të bukura të dizajnit./ZERI