Lamborghini Aventador S Roadster - (Foto)

Auto&Tech September 07, 2017 - 16:09

Lamborghini qysh më herët e ka prezantuar modelin Aventador S, derisa javën e ardhshme në panairin e veturave në Frankfurt, do të promovoj modelin e përmirësuar Aventador S Roadster, transmeton Zeri.info.

Image

Dhe këto përmirësime përfshijnë pakon aerodinamike, pjesën e përparme më agresive, difuzorin prapa në stilin SV, gypat e rinj të gazrave si dhe sistemin e tërheqjes me katër rrota, çka do ta bëj më stabil gjatë shpejtësive të mëdha.

Image

Po ashtu, do të ketë goma të reja Pirelli P Zero, fellnet prej 20 dhe 21 inç, frena karbon-qeramikë, tabloja e re e instrumenteve, Apple CarPlay standard si dhe motorin e përforcuar 6.5 litërsh.

Image

Kjo do të thotë se motori V12 ka 740 kuaj fuqi, derisa momenti maksimal rrotullues ka mbetur në 690 Nm. Marshi i shpejtësive përndryshe është ai ISR me shtatë shpejtësi.

Image

Përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për 3 sekonda, shpejtësia maksimale është 350 km/h.

Image

Shitja e Aventador S Roadater, do të filloj në shkurt të vitit të ardhshëm me një çmim prej 313.666 euro./ZERI