Opel Insignia GSi Sports Tourer - (Foto)

Auto&Tech September 07, 2017 - 13:54

Pasi disa muaj më parë Opel ka prezantuar modelin Insignia Grand Sport në versionin sportiv GSi, ky prodhues në panairin e veturave në Frankfurt do ta promovoj edhe modelin karavan Insignia GSi Sports Tourer, transmeton Zeri.info.

Image

Kjo do të thotë se blerësve do t’u ofrohen dy versione të karrocerisë Insigniae GSi, me ç’rast këtë karvan do ta lëviz motori i ri 2.0 litërsh Biturbo-disel  me 210 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 480 Nm, ku shpejtësia maksimale do të jetë 231 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 7.9 sekonda, si dhe motori 2.0 litërsh turbo-benzinë me 260 km/h dhe moment rrotullimi prej 400 Nm, ku shpejtësia maksimale do të jetë 245 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 7.5 sekonda.

Image

Po ashtu, në pako është edhe sistemi i tërheqjes me katër rrota, marshin automatik me 8 shpejtësi, kitin aero body, fellnet 20 inç, amortizatorë sportiv dhe frena Brembo./ZERI