BMW M2 CS do të prodhohet vetëm 1.000 copë

Auto&Tech September 05, 2017 - 17:02

Si përgjigje ndaj kërkesave të entuziastëve për një version më të fuqishëm të modelit M2 (fabrikisht ka 370 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 465 Nm), BMW vitin e ardhshëm do të përgjigjet me modelin M2 CS, transmeton Zeri.info.

Image

Porositë do të fillojnë të pranohen në janar, derisa dorëzimet e para fillojnë në maj të vitit 2018. Mirëpo, kjo seri do të jetë e kufizuar në vetëm 1000 copë. Modeli i ri M2 CS, vjen me forcë më të madhe, peshë më të vogël, mbështetës të modifikuar si dhe me frena dhe fellne të reja.

Sipas informatave të deritanishme, M2 CS do ta ketë motorin me 6 cilindra M3/M4, që do të ketë një forcë prej 400 kuaj fuqive, çka do të mundësojë përshpejtimin nga 0 në 100 km/h për vetëm 4.2 sekonda.

Image

BMW M2 CS do të ofrohet edhe me ngjyrë Silver Hockenheim, ndërsa brendia do të ketë karrige sportive me lëkurë të zezë Dakota.

Natyrisht se ky model do të jetë edhe më i shtrenjtë nga M2 i rregullt i cili kushton 59.500 euro, por ende nuk dihet çmimi i saktë./ZERI