Britanikët votojnë Dacia-në si markën më të mirë konform çmimit

Auto&Tech September 05, 2017 - 16:20

Mbi 10,000 pronarë të veturave të anketuar e kanë vlerësuar Dacia’n si markën më të mirë të makinave për vlerën e parave që ata paguajnë në tregun e Britanisë së Madhe.

Sondazhi që u fokusua tek 30 nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave që shesin automjete në Britani të Madhe, nxorri prodhuesin Dacia (pjesë e liderit global të veturave, Renault) si të parën në tabelë për këtë vlerësim me një diferencë të madhe.

Dacia mundi kompanitë rivale sikurse Suzuki, Kia dhe Hyundai, pasiqë ajo u radhit në vendin e parë, thuhet sipas të dhënave të marra nga Motoring Research.

Pronarët u pyetën nga Auto Trader rreth aspekteve të tilla si shpenzimet e veturës, trajtimi, besueshmëria, përshtatshmëria, pajisjet dhe performanca. Dhe pas grumbullimit të gjithë këtyre faktorëve mbi të cilët u bë studimi, Dacia u shfaq si fitues i qartë në kategorinë e vlerës për paratë që blerësit e veturave shpenzojnë në makina të kategorisë hyrëse të veturave.

“Gama e Dacia ofron shoferëve në Mbretërinë e Bashkuar makinat më të lira të reja në treg,” u tha në raport, “dhe një numër me shpejtësi në rritje prej tyre janë tërhequr për markën, sepse ne i mbajmë gjërat të thjeshta dhe ofrojmë makina bazuar në preferencat e klientëve”.

Drejtori i Auto Trader, Ian Plummer ra dakord, duke thënë se hulumtimi i çmimeve “zbuloi një votë të madhe besimi nga pronarët e Dacias kur shqyrtoi vlerën për para me blerjen e tyre të fundit të makinave, duke e renditur Dacia si makinën më të mirë për vlerën kur u shqyrtuan të gjitha modelet e reja të ofruara nga markat në Mbretërinë e Bashkuar.”

Trend të ngjashëm me kërkesën për modelet e reja të veturave Dacia kemi parë edhe në Kosovë, ku brenda 5 viteve jane shitur mbi 1000 njësi të veturave Dacia, ndërsa marka është njëra ndër kryesoret në tregun tonë për nga numri i madh i shitjeve.