Së shpejti Peugeot 1008

Auto&Tech September 04, 2017 - 12:37

Koncerni francez PSA, sikurse edhe shumica e prodhuesve masiv të veturave, bën kujdes në atë që shitet më së miri, transmeton Zeri.info. Viteve të fundit modelet më të shitur janë Crossover dhe SUV, prandaj koncerni francez dëshiron të ketë sa më shumë në ofertë.

Image

Momentalisht në ofertë janë modelet 5008, 3008 dhe 2008, ndërsa vitin e ardhshëm vjen edhe modeli 1008. Crossover-i më i vogël po testohet nëpër rrugët e Evropës. Nën kapakun e motorit gjendet agregati me 3 cilindra me fuqi të ndryshme.

Image

Sistemi i tërheqjes do të jetë në rrota të përparme, ndërsa sistemi AWD nuk do të jetë në dispozicion, por blerësit me një pagesë shtesë, mund të marrin marshin automatik të shpejtësive.

Image

Pasi PSA është bërë pronar edhe i Opelit, shumë lehtë Peugeot 1008 mund të shërbej si bazë për një mini-Crossover të Opelit./ZERI