Alcatel OneTouch Pixi First, telefoni i lirë në Android që kushton më pak se 60 euro (Video)

Auto&Tech August 22, 2017 - 17:48

Alcatel OneTouch Pixi First fillimisht është lansuar në shtator të vitit 2015. Ky model i prodhuesit të famshëm Alcatel është zgjedhja e duhur për përdoruesit që nuk kërkojnë shumë nga telefoni  dhe që janë  fillestar në përdorimin e telefonave të mençur, të cilët e njohin stilin e tyre.

Telefoni me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4-inç ofron 480 me 800 piksel, ndërsa pajisja bazohet në Android KitKat 4.4.2 dhe ka një procesor te llojit Spreadtrum, katër bërthama me 1.2 GHz, dhe 512MB RAM të cilat sigurojnë funksionimin e duhur .

Përveç aplikacioneve standarde, mund të zgjidhni nga një gamë te gjerë te aplikacioneve të dobishme në dyqanin e aplikacioneve, Google Play.

Memoria e brendshme është  4GB dhe mund të agjërohet nga një SD kartë deri  në 32 GB.

Teknologjia e dyfishtë ju lejon të mbani 2 SIM kartela aktive në një telefon të vetëm. Kamera e pasme me 5MP ua mundëson të bëni fotografi ose incizoni video Full HD me [email protected], ndërsa kamera e përparme ka 2MP.

Alcatel OneTouch Pixi First përkrah lidhjen me rrjetet Wi-Fi, 3G, GPS, Bluetooth. Kapaciteti i baterisë është 1450 mAh apo 7h kohë bisede me 3G. Çmimi i këtij telefoni në IPKO është 59.95 €