BMW prezanton modelin e ri M5 - (Foto)

Auto&Tech August 21, 2017 - 13:44

Gjermanët gjeneratën e re të modelit sportiv BMW M5 do ta prezantojnë të martën më 22 gusht, por tani janë zbuluar fotot e këtij modeli, transmeton Zeri.info.

Image

M5 i ri do të jetë në dispozicion për publikun e gjerë në shtator, respektivisht gjatë panairit të veturave në Frankfurt.

Image

Ky model do të ketë motorin më të ri 4.4 litërsh V8 M TwinPower Turbo, i cili siguron një forcë prej 600 kuaj fuqive dhe moment rrotullimi prej 700 Nm.

Image

Marshi do të jetë M Steptronic me tetë shpejtësi, ndërsa sistemi i tërheqjes me katër rrota do të jetë në module të ndryshme M xDrive si 4WD, 4WD Sport, 2WD. Edhe përkundër sistemit të tërheqjes me katër rrota, M5 do të jetë për 35 kilogramë më i lehtë se paraardhësi.

Image

Përshpejtimi nga 0 deri 100 km/h do të zgjas më pak se 3.5 sekonda (jo zyrtarisht 3.3 sekonda), derisa shpejtësia maksimale me pakon M Drivers Package, do të jetë 315 km/h.

Image

Sipas fabrikës, harxhimi i kombinuar i karburantit do të jetë 10,5 l/100 km, ndërsa sa i përket çmimit, në Gjermani do të jetë rreth 110 mijë euro./ZERI

Image