Alcatel Shine Lite, modeli që mbështet rrjetin 4G dhe kushton lirë

Auto&Tech August 20, 2017 - 13:10

Alcatel Shine Lite është modeli i ri i telefonit me ekranin prej 5”, i cili është i punuar nga një kombinim i qelqit dhe kornizës nga metali.

Pjesa para dhe prapa telefonit është bërë nga xhami i lakuar 2.5D Dragontrail, i cili është rezistent ndaj gërvishtjeve.

Përdorimi i tij në anën e pasme jep një sipërfaqe të qëndrueshme, dhe reflektim të mirë të dritës, prej nga edhe e ka marr emrin.

Shine Lite ka një ekranin e madh me butonat e ndjeshëm të kontrollit, te tipit IPS LCD dhe xhamin Asahi Dragontrail Glass me një rezolucion prej 1280 pikselësh.

Butoni i ndezjes dhe butonat e audios janë në pjesën e djathtë të telefonit ndërsa në pjesën e majtë është vendi për vendosjen e sim kartelave dhe mico SD kartës

në fund të telefonit është  porti microUSB, mikrofoni kryesor,dhe altoparlanti, ndërsa në pjesën e nalt është port xheku 3.5mm.

Vjen me sistem operativ Android (6.0) Marshmallow, dhe është i pajisur me  procesorin e MediaTek Quad-core që përmban katër bërthama Cortex A53 me 1.3GHz, së bashku me 2GB RAM, dhe 16GB memorie e cila mund te zgjerohet përmes microSD deri 256 GB

Në pjesën mbrapa të telefonit është vendosur skaneri për gjurmë të gishtërinjve për hapjen e telefonit. Mbështet rrjetin 4G me një modem te kategorisë 4 me kapacitet shkarkimi deri ne 150Mbit/s, internetin më të shpejtë të cilin e ofron operatori IPKO në tregun kosovar të telefonisë mobile.

Alcatel shine lite ka një kamerë te pasme 13 MP me dritën dual LED, me auto-fokus, Geo-pozicionimin, detektimi të fytyrës, HDR dhe  panorama, kamerën e përparme prej 5 megapikselësh së bashku me sensorin e ambientimit te dritës.

Kapaciteti i baterisë është 2460 mAh. Ky model i mirë i telefonit që bazohet në sistemin operativ Android, në dyqanet e IPKO tani është me zbritje nga 209.95  në 179.95 euro.