Auto&Tech

Këto janë fotot e para zyrtare të konceptit BMW Z4 – (Foto)

Këto janë fotot e para zyrtare të konceptit BMW Z4 – (Foto)
17 gusht 2017 • 12 : 24 foto • zëri.info

Pak kohë para premierës së paralajmëruar në ngjarjen ‘Pebble Beach Concours d’Elegance’ në SHBA, në publik kanë dalë fotot e para të fabrikës për modelin BMW Z4 Concept, transmeton Zeri.info.

Image

Me këtë koncept, bavarezët paralajmërojnë modelin e ardhshëm serik, ku ky model është zhvilluar në bashkëpunim me Toyota-n.

Image

Modeli serik i gjeneratës së re Z4, zhvillohen nën shenjën G29, ndërsa për të është paraparë platforma e re, kulmi i butë të paloset, peshë më e vogël se paraardhësi si dhe gama e motorëve më modern të BMW-s.

Image

Z4 i ri do të jetë një veturë me dy ulëse me motor të vendosur para, ndërsa me sistem të tërheqjes me rrota e pasme si dhe marshin manual me 6 shpejtësi dhe atë automatik me 8 shpejtësi.

Image

Tek modeli serik në ofertë do të jenë motorët 20i  me 145 kW/197 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 320 Nm, pastaj 30i me 190 kW/258 kuaj fuqi dhe 400 Nm si dhe versioni 40i me 250 kW/360 kuaj fuqi dhe 500 Nm./ZERI

© zëri.info