Auto&Tech

Aston Martin zgjeron familjen e modelit Vanquish Zagato – (Foto)

Aston Martin zgjeron familjen e modelit Vanquish Zagato – (Foto)
16 gusht 2017 • 16 : 30 foto • zëri.info

Aston Martin edicionin e saj të kufizuar në numër Vanquish Zagato e ka zgjeruar me dy versione tjera të karrocerisë, ndërsa prodhimi i përgjithshëm i katër modeleve, është vetëm 325 ekzemplarë, transmeton Zeri.info.

Image

Bashkëpunimi i Aston Martin me kompaninë e njohur italiane Zagato, ka rezultuar në edicionin ekskluziv Coupe dhe Cabrio të modelit Vanquish, i cili në dy format e karrocerisë do të ofrohet në 99 ekzemplarë.

Image

Zgjerimi i bashkëpunimit ka rezultuar edhe në forma të reja të karrocerisë, Speedster dhe Shooting Brake, ku blerësve u ofrohen 99 ekzemplarë të Shooting Brake dhe vetëm 28 ekzemplarë të Speedster, të cilët përshkruhen si modele “Hardcore”.

Image

E tërë seria Zagato është e bazuar në modelin Vanquish S, çka do të thotë se nën kapakun e motorit gjendet bisha 6.0 litra V12 atmosferik me 580 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 630 Nm, forcë kjo që shpërndahet përmes marshit automatik me 8 shpejtësi Touchtronic III./ZERI

 

© zëri.info