Pse Samsung Galaxy A5 2016 është telefoni më i kërkuar në Android?

Auto&Tech August 11, 2017 - 19:22

Samsung Galaxy A5 2016 është oferta e artë nga prodhuesi jugkorean sepse me pak para fitoni shumë dhe kjo mund të vërehet që në shikim të parë por edhe në prekjen e parë.

Në pjesën e përparme dhe të pasme të telefonit gjendet xhami Gorilla glass, anash me kornizë prej metali, e cila ofron një rezistencë të jashtëzakonshme ndaj gërvishtjeve dhe pluhurit, dhe i jep nje forcë më të madhe tërë konstruksionit.

Gjëja tjetër e jashtëzakonshme e A5 është ekrani i tij, bëhet fjalë për ekranin super AMOLED, i cili ofron një përjetim dhe një shfaqje të jashtëzakonshme.

Ekrani 5.2 inç është i mjaftueshëm, dhe ky telefon përshtatet mjaft mirë në dorë, ndërsa rezolucioni HD shfaq një pamje të kristaltë.

Me procesorin me 8 bërthama  me 1.6 GHz me lehtësi shfletohen aplikacionet.

Në të njëjtën kohë përdoruesit kanë 16 GB memorie e cila mund të zgjerohet përmes SD kartës dhe 2 GB RAM.

Kamera e pasme ka 13 MP  me autofokus dhe dritën led, kurse kamera e përparme  ka 5 MP.

Falë senzorit për njohjen e gjurmëve të gishtërinjve mundësohet kyçja shumë e shpejtë në telefon, deri sa siguria është rritur në nivelin më të larte duke na mundësuar një mbrojtje  sa më të madhe të privatësisë.

Po ashtu bateria me kapacitet të lartë  prej 2900 mAh na ofron një jetëgjatësi të madhe. Brenda kutisë është  mbushësi i shpejtë, kabllo mikro USB, dëgjueset , gjilpëra dhe manuali.

Telefoni është plotësisht i aftë për rrjetin 4G, internetin më të  shpejtë të cilin e ofron operatori IPKO, në gjithë Kosovën, përkatësisht në më shumë se 80 për qind të vendbanimeve të populluara me banorë.

A5 është telefon i kategorisë së mesme të duke ju ofruar përdoruesve veti Premium por me një çmim të arsyeshëm. Galaxy A5 mund t’a merrni në gjitha dyqanet IPKO për vetem 289.95 euro!/Zeri/