Befason Apple, nga iphone 8 e mbrapa do tė pėrdoren vetėm kėto 3 ngjyra

Befason Apple, nga iphone 8 e mbrapa do tė pėrdoren vetėm kėto 3 ngjyra

SHPËRNDARJE

09 Gusht 2017 • 23:19 •

Gjenerata e re e iPhone, me gjasë, do të lansohet në vetëm tre ngjyra, thuhet sipas një burimi të besueshëm të Apple, përkatësisht nga Ming-Chi Kuo i KGI Securities.

Në kërkimin e tij të fundit, i cili iu dha MacRumors, Kuo parashikon që Apple do të lëshojë vetëm versionin e iPhonë me ngjyrë të zezë, argjend dhe ari. Dhe kjo do të vlejë për të tre modelet e reja të iPhone, iPhone-it më luksoz që do të vijë si iPhone 8 dhe dy modeleve tjera shoqëruese, iPhone 7S dhe 7S Plus.

Me këtë lëvizje, Apple është duke u kthyer në bazat e saj dhe duke i prerë plotësisht opsionet e tjera.

Kuo tha se në modelet e reja të iPhone do të ofrohet edhe mbushësi i shpejtë i baterisë, dhe se ky tipar do të vijë për të tre telefonat e rinj.

Megjithatë, sipas këtij burimi thuhet se iPhone më luksoz  – iPhone 8 do të përballet me mungesë të sasisë në treg, dhe se fillimisht do të ketë vetëm dy deri në katër milionë njësi në dispozicion për dërgesë gjatë tremujorit të tretë të vitit, përpara se të rritet prodhimi në tremujorin e katërt.

Në mesin e karakteristikave të shumta të përfolura të iPhone janë edhe ekranet pa korniza nga njëri skaj në tjetrin, më pas mundësia e incizimit në 4K, teknologjia dhe sensorët për njohjen e fytyrës dhe shumë tipare të tjera të reja.