Samsung Galaxy A3 (2017) tani ka çmim të zbritur, kushton 70 euro më lirë

Auto&Tech August 08, 2017 - 17:09

SAMSUNG GALAXY A3 (2017) është një telefon me diagonalen e ekranit prej 4.7 inç, ekranin Super AMOLED dhe një pamje pothuajse identike me atë të Galaxy S7 me të njëjtin dizajn dhe stil. I ndërtuar nga kombinimi i qelqit dhe metalit, Galaxy A3 madje është edhe rezistent ndaj ujit, dhe modeli i shumë-kërkuar i telefonit të Samsung edhe në tregun tonë është zyrtarisht i certifikuar nga standardi IP68, që e bën atë të parin që e ka këtë tipar, në këtë klasë çmimesh.

Samsung Galaxy A3 (2017)  i ri përshtatet jashtëzakonisht mirë në dorë, dhe çdo detaj i vogël i këtij  telefoni është i menduar mirë, duke përfshirë edhe butonat anësor të cilët janë bërë prej metali dhe japin ndjenjë tejet të këndshme në prekje.

Në pjesët anësore të Samsung Galaxy A3 gjendet altoparlanti dhe butoni i ndezjes së telefonit, si dhe butonat e audios, ndërsa në pjesën e poshtme së bashku me portin 3.5mm është edhe USB porti. Në pjesën e sipërme të telefonit është vendi për vendosjen e sim kartelës. Në pjesën e pasme të telefonit është edhe kamera me 13MP me auto fokus dhe ndriçuesin LED. Kamera e përparme e telefonit për selfie ofron 8MP.

Samsung A3 vjen me baterinë prej 2350 mAh, 2 GB RAM, 16GB hapësirë me mundësi të rritjes deri në 256GB përmes SD kartelës. Përkrahe rrjetin 4G, internetin me të shpejtë në mobil, që në Kosove me cilësinë më të mirë e ofron operatori i telefonisë mobile IPKO. A3 i ri vjen me sistem operativ Android 6.0.1, por së fundmi thuhet se Samsung e ka lëshuar edhe përditësimin e ri të Android, përkatësisht Android Nougat.

Oferta më e mirë për këtë telefon ofrohet nga IPKO, sepse çmimi i këtij modeli të avancuar të telefonit të mençur nga Samsung është 279.95 euro, ose 70 euro më lirë sesa çmimi paraprak me të cilin ofrohej Samsung Galaxy A3 (2017).