Porsche 911 Speedster i ri, debuton në Frankfurt

Auto&Tech August 06, 2017 - 17:06

Porsche në panairin e veturave në Frankufrt, që mbahet në shtator, vjen me një model të fuqishëm. Në këtë panair, premierën e vet do ta ketë modeli i ri 911 Speedster, transmeton Zeri.info.

Modeli aktual është në treg që nga viti 2010. nuk ka tepër shumë informata rreth modelit të ri, por Speedster gjithmonë prezantohet në fund të ciklit jetësor të modelit 911.

Motorin do ta huazoj nga modeli Carrera GTS, ndërsa bëhet fjalë për motorin 3.0 litërsh Twin-Turbo me 450 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 550 Nm. Përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, do ta arrij për 3.7 sekonda./ZERI