Auto&Tech

ZTE Blade A310, modeli i mirë në Android që kushton vetëm 89 euro (Video)

ZTE Blade A310, modeli i mirë në Android që kushton vetëm 89 euro (Video)
01 gusht 2017 • 17 : 04

Nëse kërkoni një telefon me performanca të mira në harduer dhe sistemin operativ Android, prodhuesi i famshëm aziatik - ZTE ua ofron këtë zgjidhje me modelin Blade Series.

Modeli A310 është veçanërisht interesant për shkak të kombinimit të karakteristikave të telefonit, i cili vjen me çmim të ulët.

Ky model ka një dizajn tërheqës me skaje të lakuara dhe tasta të vendosura nën ekran. Fjala është për modelin që vjen me ekranin 5 inç ZTE Blade A310.

Pavarësisht se i takon segmentit të telefonave me kosto të përballueshme, ZTE u kujdes që modelin e tyre ta bëjnë mjaftueshëm të fuqishëm dhe të aftë që të përmbushur të gjitha kërkesat e përdoruesve.

Telefoni ofron mundësinë e përdorimit të dy sim kartelave, ndërsa fuqizohet me procesorin e Qualcomm, Snapdragon Quadcore 1.3 GHz, prandaj aplikacionet e rëndësishme nuk do të kenë asnjë problem në përdorim.

Shfrytëzuesit e këtij telefoni kanë në dispozicion 1 GB RAM memorie dhe 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, e cila mund të zgjerohet përmes kartës micro SD deri në 32 GB.

Sa i përket kamerave, ajo e përparme për selfie është prej 2 MP, kurse kamera kryesore ka 8 MP me auto fokus dhe dritën led.

Ky telefon përdor sistemin operativ Android 6.0, kurse bateria prej 2240 mAH ofron jetëgjatësi të mjaftueshme për përdorim ditor të telefonit Blade A310.

Me një mbështetje të plotë te rrjetit 4G, internetin më të shpejtë në Kosove të cilin e ofron telefonia mobile IPKO, ZTE mbyll historinë rreth këtij telefoni me kosto të përballueshme dhe mundësi solide. Por informata më e rëndësishme rreth këtij modeli është se telefoni është i lirë dhe në dyqanet IPKO mund të blihet për vetëm 89.95 euro.

Linku i dyqanit online në IPKO për ZTE Blade A310: https://www.ipko.com/product/alcatel-u5-lte-2/

 

© zëri.info