Facebook ka shtuar masat për luftimin e lajmeve të rreme

Auto&Tech July 27, 2017 - 16:06

“Facebook” do të sigurojë fonde fillestare për një organizatë jofitimprurëse që synon të ndihmojë në mbrojtjen e partive politike të cilat rrezikohen nga hakerët dhe sulmet propagandistike, si dhe sistemeve të votimit, u shpreh të mërkurën rrjeti më i madh social në botë.

Iniciativa e quajtur “Mbrojtja e Demokracisë Digjitale”, drejtohet nga ish-kryetarët e fushatës zgjedhore të Hillary Clinton’it dhe republikanit Mitt Romney.

Facebook, me 2 miliardë përdorues, është bërë një mjet i lehtë për të debatuar rreth edukimit politik, por u përdor gjithashtu si një platformë e madhe për të përhapur lajme të rreme dhe propagandë gjatë garës presidenciale të ShBA’s.

Përfshirja e “Facebook” në këtë projekt është bërë pasi shefi ekzekutiv Marc Zuckerberg, tha, do të ishte një “ide e çmendur” nëse përmes “Facebook” janë përhapur lajmet e rreme, dhe të cilat kanë ndikuar në zgjedhjet e fundit presidenciale në ShBA, raportoi “Business Insider”, transmeton Periskopi.

Shefi i Sigurimit i Facebook Alex Stamos njoftoi mbështetjen e kësaj nismeje në hapjen e konferencës së sigurisë së informacionit “Black Hat” në Las Vegas të mërkurën.

Stamos nuk dha ndonjë detaj se sa para do të shpenzonte Facebook.

Projekti do të menaxhohet nga Eric Rosenbach, ish-ndihmës sekretar i mbrojtjes, i cili është bashkëdrejtues i qendrës “Belfer të Shkencës dhe Çështjeve Ndërkombëtare” të Shkollës Kennedy.