Shkencėtarėt krijojnė celularin e parė pa bateri (Video)

Shkencėtarėt krijojnė celularin e parė pa bateri (Video)

SHPËRNDARJE

09 Korrik 2017 • 19:28 •

Celulari juaj i ardhshëm nuk do të ketë nevojë të mbushet më me rrymë.

Ky është qëllimi i hulumtimit të ri të Universitetit të Uashingtonit, ku hulumtuesit kanë krijuar një celular prototip që nuk ka nevojë për bateri për të funksionuar.

Prototipi mahnitës dhe efikas kërkon vetëm 3.5 mikrovat për të punuar dhe ka një qasje të re inovative që eviton nevojën për një qeli baterie, transmeton Gazeta Express.

Në vend të qelisë, celulari përdorë energji ambientale nga radio valët dhe drita, për të transmetuar sinjalin prapa tek një stacion bazë 50m larg.

Prototipi në vetvete është krijuar nga materiale të thjeshta: butona për prekje, pllakë rrethore dhe disa komponentë të tjerë.

Më impresionues është fakti se shkencëtarët arritën që të krijojnë një bazë të thjeshtë stacioni për të transmetuar sinjalin me një sasi kaq të vogël të rrymës.