iPhone në të ardhmen nuk do të ketë port të mbushjes – ja pse

Auto&Tech July 02, 2017 - 16:20

Çdo iPhone që është lansuar deri më tani, ka ardhur me një vrimë në fund të tij – një port për mbushje me energji.

Së pari ishte një port me 30-gjilpërë në iPhone “2G” më 2007, deri më 2011 kur u lansua iPhone 4S.

Pas tij, porti i mbushjes ndryshoi dhe ka qenë i njëjti deri në lansimin e iPhone 5 më 2012, transmeton Gazeta Express.

Por ky port do të ndryshojë në të ardhmen. Nuk është në pyetje a do të largohet porti, por kur do të ndodh.

Sipas analistëve të teknologjisë, kjo mund të ndodh në vitin 2020. Është më se e sigurt se e ardhmja është interneti pa kabllo – wireless.

iPhone tashmë është veçse më së shumti wireless dhe pritet që edhe mbushja e tij me energji të dalë në wireless gjithashtu.

LEXO EDHE: Apple pritet të shënojë rekord shitjesh me iPhone 8

Mendojeni pak, mund të dëgjoni muzikë duke përdorur kufje me wireless dhe zmadhues me wireless, të transmetoni video me wireless në një TV ose ekran kompjuteri duke përdorur AirPlay, mund të ruani çdo gjë me wireless përmes iCloud dhe madje mund të lidheni në aksesorë si kamera 360-shkallë, tastiera dhe më shumë.

Apple do të përfshijë më në fund mundësinë e mbushjes me wireless në iPhone 8, por në të ardhmen, porti për mbushje do të hiqet tërësisht, duke e lënë iPhone të mbushet krejtësisht me wireless.