Si u shpik iPhone (Video)

Auto&Tech June 28, 2017 - 13:06

Iphone, për pak mund të mos kishte ekzistuar fare. Krijimi i versionit original të tij ka qenë një sipërmarrje e rrethuar nga një fshehtësi, që mbërrinte deri në paranojë.

Kur “smartphone” i “Apple” doli në shitje 29 qershorin e vitit 2007, bota dominohej nga “Blackberry”-t me tastjerë të vogël, “iPod”-ët për muzikë, “Palm Pilot”-ët për kalendare e aparatet fotografike dixhitale.

Ti bëje bashkë të gjitha këto gjëra në një gjë, e cila do të rrinte mirë në xhepin tënd, asokohe dukej çmenduri.

Të mungonte pastaj edhe tastjera ishte fare e paimagjinueshme.

Vetëm tani, 10 vite më vonë, kanë dalë në dritë detajet e nismës, e cila çoi në krijimin e “smartphone”-it, që do të ndryshonte botën.

CNN thotë se iPhone ekziston sot vetëm sepse Steve Jobs nuk duronte dot një të punësuar të “Microsoft”-it.

Ky i fundit ishte martuar me mikeshën e bashkëshortes së Jobs, dhe të dy ndesheshin shpesh me njëri-tjetrin nëpër shfaqje sociale.

Ai gjithmonë i mburrej Jobsit sesi “Microsoft” do të sundonte botën me tabletët e vet të reja, e Steve nuk duroi dot më.

Një ditë shkoi në zyre e u tha kolegëve: le t’ua tregojmë si bëhet vërtet kjo punë!

Ai ngriti një grup që do të merrej vetëm me një tablet, ku të mund të aplikohej teknologjia “touchscreen”, e kur u arrit një gjë e tillë u kalua te telefoni. Ishin kohë të vështira, – tregon punonjësi i Apple, Andy Grignon, – sepse Steve arrinte e bëhej shumë nervoz dhe iu ulërinte të gjithëve, por në fund ia dolëm. 

Ai dinte si të nxirrte më të mirën prej nesh. /TCH/