Një tjetër risi në Whatsapp

Auto&Tech June 27, 2017 - 12:24
WhatsApp, një sistem online mesazhesh me rivalin SMS, por është ktnyer në më shumë se kaq.

Aplikacioni në pronësi të Facebook ka sjellë disa risi si zëri apo video call.

Tashmë ai po bëhet një mënyrë komunikimi më e plotë duke u dhënë mundësinë përdoruesve të dërgojnë çdo lloj dosjeje njëri tjetrit.

Pavarsisht se do të jetë një PDF, Word, Excel, apo APK file, 1.2 miliardë përdorues të WhatApp do të mund tua dërgonin njëri-tjetrit.

Megjithatë ka disa kufizime: Përdoruesit e Android do të limitohen në 128 MB në dosje të limituara, ndërsa ata të iOS në 100 MB.

Kjo risi po testohet për momentin dhe nuk dihet se kur do të jetë i disponueshëm për të gjithë.