Facebook tashmë ju jep siguri: Askush nuk do t’jua vjedhë më fotot e profilit!

Auto&Tech June 23, 2017 - 14:43

Facebook, rrjeti social më i përdorur, tashmë po provon një tjetër metodë për t’u ofruar siguri përdoruesve të tij, duke i siguruar se fotot e tyre të profilit nuk do të keqpërdoren nga të tjerë.

Ditën e sotme në Indi u prezantua një program pilot, i cili i mbron të gjithë ata që shqetësohen për profilet e tyre. Tashmë do të parandalohen të gjithë personat që shkarkojnë apo shpërndajnë fotot e profilit të të tjerëve. Gjithashtu përfshihet dhe etiketimi apo screenshoot-i i fotografive nga aparati celular i personave të tjerë.

Kjo fillimisht është vetëm për aplikacionin Android. Metoda quhet “Photo Guard” ose “roja e fotos” dhe sapo aktivizohet bëhet e  dukshme si një vijë blu përreth fotos së profilit. Ky tipar fillimisht po aktivizohet në Indi, por Facebook tha se shpreson ta zgjerojë atë në vende të tjera së shpejti./’Blitz.al/