McLaren 570S Spider - (Foto)

Auto&Tech June 19, 2017 - 12:50

McLaren ka postuar fotot e para zyrtare si dhe detajet e modelit Spider 570S, me paralajmërimin se promovimin do ta ketë në festivalin tradicional të shpejtësisë ‘Goodwood Festival’, transmeton Zeri.info.

Image

570S Spider përdor kulmin lëvizës të fortë që palohet, me çka mekanizmi është i ngjashëm me modelet 650S dhe 675LT, derisa spojleri i pasmë është për 12 mm më i lartë se tek modeli 570S Coupe.

Image

Kulmi hapet për 15 sekonda me shpejtësi deri në 48 km/h, ndërsa është më i rëndë për 46 kilogramë se sa versioni Coupe. Edhe këtë model e lëviz motori 3,8 litërsh Twin-turbo V8 me 570 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 600 Nm, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h,e arrin për 3,2 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 328 km/h.

Image

Në paletë janë tri ngjyra të reja të eksterierit (Curacao Blur, Vega Blue dhe Sicilian Yellow), prandaj blerësit mund të zgjedhin deri në 20 ngjyra.

Image

Çmimi i 570S Spider është 164.750 funta, derisa dorëzimi për blerësit e parë fillon gjatë muajit gusht./ZERI