Novitec Torado Lamborghini Huracan Spyder Wide Body - (Foto)

Auto&Tech June 15, 2017 - 15:42

Novitec Torado qysh më herët i ka përgatitur një pako të tjuningut për modelin Lamborghini Huracan Spyder  i cili përveç shtesave të karrocerisë aero-body kit nga fibrat e karbonit, nënkuptonte edhe forcimin e motorit, transmeton Zeri.info.

Image

Por në ndërkohë për këtë model kanë përgatitur edhe ‘wide body kit’, respektivisht versionin më të gjerë të karrocerisë.

Image

Novitec Torado Huracan Spyder Wide Body edhe më tutje ka motorin 5.2 litërsh V10 me 860 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 960 Nm, ndërsa aty është Wide Body Kit ku vetura në pjesën e përparme është zgjeruar për 3 centimetra ndërsa prapa për 6 centimetra, pastaj retrovizorët nga fibrat e karbonit.

Image

Po ashtu, aty janë mbrojtës plotësisht të ri, spojler para, pregj të rinj, pjesë të hapura të ajrit, difuzor prapa, spoiler prapa, kompleti i fellneve prej 2- dhe 21 inç, gomat Pirelli P Zero, gypat e gazrave INCONEL, amortizatorët të modifikuar, vetura është për 3.5 cm më e ulët si dhe interieri me lëkurë dhe Alkantara.

Image

 

Image

Vetura është ngjyrosur me ngjyrën Verde Mantis, ndërsa në shitje është seria e kufizuar prej 11 ekzemplarëve./ZERI