Instagram më në fund shton veçorinë e shumëpritur

Auto&Tech May 29, 2017 - 23:54

Mesazhet në Instagram sapo janë bërë shumë më të dobishme.

Instagram nuk lejonte më parë që të shpërndaheshin linqe në aplikacion, përveç në biografinë e një përdoruesi (që çoi në fenomenin “linku në bio”).

Por duket se aplikacioni për shpërndarjen e fotografive është më në fund duke e ndryshuar pjesën e mesazheve.

Përditësimi i ri i Instagram sapo ka shtuar mundësinë që të shpërndani linqe në mesazhet direkte, njoftoi kompania të enjten, transmeton Gazeta Express.

Tani përdoruesit do të jenë në gjendje që të shpërndajnë linqe të faqeve, direkt nga mesazhet.

Image