'Ford Kosova Motors' zbulon veturën super-sportive Ford Mustang -(Foto-Video)

Auto&Tech May 11, 2017 - 17:55

Në panairin e veturave “Prishtina International Autoshow”, kompania “Ford Kosova Motors”, e cila është përfaqësuese e brendit “Ford”, ka bërë prezantimin e modelit super-sportiv Ford Mustang, e cila për të dytin vit radhazi, është shpallur si vetura sportive më e shitur, raporton Zeri.info.

Prezantimin e këtij modeli e ka bërë përfaqësuesi i kësaj kompanie Lorik Sinani, i cili ka prezantuar në detaje këtë model. Modeli më ri i Mustang, sjell freskime të shumta në krahasim me modelin paraprak, ku ka ndryshime të eksterierit, përfshirë maskën e përparme të re, dritat e reja në të dy skajet e veturës, si dhe mbrojtësit e modifikuar.

Image

Ndryshime ka edhe në brendi të veturës, ku kemi materiale shumë më cilësore, pastaj sisteme të ndryshme të sigurisë, pjesës argëtuese e shumëçka tjetër. Ky model vjen me motor 2.3 litërsh EcoBoost me 318 kuaj si dhe mtori 5.0 litërsh V8 i cili sjell 435 kuaj fuqi.

Në tregun amerikan amerikan do të ofrohet edhe versioni i motorit 3.7-litërsh V6 me 300 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 265 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin rreth 5 sekonda, çka e bën një veturë super të shpejtë.

Për të gjithë të interesuarit për blerjen e këtij modeli, por edhe modeleve tjera të Ford-it, mund të vizitojnë pjesën e Fordit në panairin “Prishtina Internatuional Autoshow”, ose në zyrat e kompanisë “Ford Kosova Motors”. Lulzim Xhema/ZERI