Prezantohet “Peugeot 5008” në “Prishtina International Show” - (Foto-Video)

Auto&Tech May 11, 2017 - 17:32

Kompania Mercom Company”, e cila është përfaqësuese e brendit të njohur të veturave “Peugeot”, në panairin e veturave në “Prishtina Internatuional Autoshow”, ka bërë për herë të parë prezantimin e modelit më të ri “5008”, i cili për ndryshim nga modeli paraprak, tani është transformuar në një “SUV” të madh me shtatë ulëse, raporton Zeri.info.

Zbulimin e këtij modeli e ka bërë pronari i kësaj kompanie Halil Elshani, i cili mes tjerash ka bërë të ditur se ky model do të dalë në shitje në shtator të këtij viti.

Peugeot 5008 ka një ndryshim tejet të madh në krahasim me modelin e vjetër “MPV”, por ka diçka të përbashkët me modelin e vogël “3008”, sidomos interieri, i cili ka ngjashmëri të madhe, përfshirë konzolën qendrore, e cila vjen me butonët në formë të pianos nga kromi, ndriçimi i ambientit, ulëset me masazhë, pastaj ekrani i madh në të cilin gjenden të gjitha informacionet e nevojshme për vozitësin por edhe për pjesën argëtuese si dhe sistemi i navigacionit, kur për herë të parë në të është e integruar edhe harta e Kosovës me të gjitha qytetet, fshatrat dhe rrugët.

Image

Ky model mund të porositet edhe specifika speciale vijnë me drita “LED”, kulm panoramik dhe mbushje pa kabllo për telefonat e mençur. “5008” vjen me motorë benzinë dhe me naftë. Motorët benzinë përbëhen nga ai 1.2 litërsh  me 130 kuaj fuqi dhe ai 1.6 litërsh me 165 kuaj fuqi.

Motorët me naftë përbëhen nga ai 1.6 litërsh me 120 kuaj fuqi dhe motori 2.0 litërsh që vjen me version 150 dhe 180 kuaj fuqi. Të gjitha informatat në lidhje me blerjen e këtij modeli, apo modeleve tjera, përfshirë edhe veturën e vitit Peugeot 3008./ZERI LU;ZIM Xhema