AutoMita prezanton bishėn Nissan GT-R 2017 - (Foto-Video)

AutoMita prezanton bishėn Nissan GT-R 2017 - (Foto-Video)

SHPËRNDARJE

11 Maj 2017 • 16:08 •

Për herë të parë në Prishtinë, është hapur panairi i veturave “Prishtina International Show”, ku kompanitë kosovare që janë përfaqësuese të brendeve të veturave botërore, kanë bërë prezantimin e modeleve të reja, raporton Zeri.info.

Në këtë panair, kompania AutoMita, e cila është përfaqësuese e brendeve Renault, Nissan dhe Dacia, mes tjerash ka bërë edhe prezantimin e veturës super-sportive Nissan GT-R, versioni i vitit 2017.

Image

Kjo veturë ka zgjuar interesim të madh të vizitorëve të këtij panairi, ndërsa prezantimin e saj e ka bërë menaxheri i AutoMita-s, Zgjim Mita. Nissan GT-R i ri ka pësuar disa ndryshime si në pamje, duke u bërë edhe më agresive dhe më sportive, por edhe në forcë dhe karakteristikat tjera, siç është aerodinamika. Një ndryshim ka pësuar edhe motori, ku në vend të atij 3.6 litërsh, tani vjen motori 3.8 litërsh V6, i cili sjell 580 kuaj fuqi.

Image

Dhe ky motor ofron shpejtësinë maksimale prej 315 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 2.9 sekonda, që e bën njërën ndër veturat më të shpejta sportive.

Për të gjitha detajet tjera në lidhje me Nissan GT-R i ri, ju mund t’i merrni duke vizituar pjesën e prezantuese të Auto-Mita-s në panairin “Prishtina International Auto-Show”, apo në kompaninë AutoMita. /ZERI Lulzim Xhema