Hapet panairi i automjeteve ‘Prishtina International Autoshow’ (VIDEO)

Auto&Tech May 11, 2017 - 13:46

Shoqata e Importuesve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”, kanë hapur panairin e Automjeteve të reja “Prishtina International Autoshow”.

Në këtë panair u prezantuan 21 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volkswagen.

Në këtë panair, po merr pjesë edhe gazeta Zëri, ku ne faqen “Zeri Test”, mund të gjeni entuziastët e automobilizmit, si dhe informacione të ndryshme nga auto-industria. 

Përveç automjeteve që do të zënë pjesën kryesore të hapësirës prej mbi 2,000 m2, jenë prezente edhe kompani tjera të cilat në një forme apo tjetër kanë lidhje me industrinë e automobilizmit si banka e institucione financiare, kompani të pajisjeve, vajrave dhe aksesorë për automjete por nuk do të mungojë edhe aspekti argëtues si muzikë, pije dhe ushqim të ndryshëm.Në panair është edhe këndi i lojërave në mënyrë që ky eveniment të jetë gjithëpërfshirës dhe të ofrojë argëtim për të gjithë familjen.

Image

Image

Image

Image

Image