A është ky iPhone 8? (Video)

Auto&Tech May 11, 2017 - 12:37

Shumë pamje të celularit që pretendohet të jetë iPhone 8 janë publikuar muajt e fundit në internet, por një pamje e re duket se ofron dizajnin më të saktë deri më tani.

Fotografitë janë bazuar në dosje të dizajneve kompjuterike të përdorura në prodhimin e pajisjes, që shfaqin celularin me një ekran deri në skaje, një kamerë të dyfishtë dhe shumë më i hollë.

Megjithatë, kjo pamje nuk tregon se ku do të vendoset butoni kryesor i senzorit Touch ID – edhe pse është përfolur se do të vendoset prapa ose nën ekran, transmeton Gazeta Express.

Kjo është videoja që e shfaq celularin e ri: