WhatsAppi shton përkrahjen e 'Siri'-t

Auto&Tech April 26, 2017 - 11:25

Aplikacioni i njohur për mesazhe, WhatsApp, ka sjellë një përditësim për sistemin operativ iOS, duke shtuar përkrahjen e asistentit digjital “Siri”.

Tani përdoruesit mund të përdorin asistentin për të lexuar mesazhet që do të jetë shumë efikase për ata që nuk kanë mundësi të shikojnë për mesazhet, sidomos gjatë vozitjes.

Komanda funksionon si zakonisht përmes “Hey Siri” dhe më pas i kërkohet që të lexojë mesazhet në WhatsApp.

Po ashtu mund të përgjigjeni me mesazhe duke përdorur Sirin.

Përditësimi tani është në dispozicion në “App Store” dhe për ta instaluar duhet versioni 10.3.

Image