Shoferi profesional përplas Ferrarin në Lamborghini dhe fajëson shiun – (Video)

Auto&Tech April 24, 2017 - 14:30

Videoja e mëposhtme tregon aksidentin që ndodhi në një terren të trajnimit në të cilin është mbajtur një kurs ngasjeje për pronarët e supermakinave, transmeton Zeri.info.

Shoferi profesionist vendosi të bëjë një test paraprak me Ferrari F430 dhe ndërkohë u përplas në makinën e vetme të parkuar në afërsi, Lamborghini Gallardo.

Pjesëmarrësit e kursit gjithashtu në një mënyrë shumë të drejtpërdrejtë kanë mundur të shohin se çfarë ndodh kur ata mbivlerësojnë aftësitë e tyre. Në përshkrimin e video-s thuhet se kjo ndodhi rastësisht.

"Miku im donte për të regjistruar një video për Snapchat dhe papritmas bëri një video shumë të mirë. Ai ishte i zemëruar për shkak të aksidentit, sepse ndërkohë ai duhej të ngiste makinën e tillë. Shoferi profesional për këtë aksident fajësoi shiun", thuhet në përshkrim./ZERI