Auto&Tech

Ford C-MAX dhe Grand C-MAX i ri, veturat më të dëshiruara familjare - Foto

Ford C-MAX dhe Grand C-MAX i ri, veturat më të dëshiruara familjare - Foto
21 prill 2017 • 16 : 07

Vetura e vërtetë familjare posedon dyer rrëshqitëse, qasje të lehtë në ulëset prapa, brendi të përshtatshme, sistem praktik të hapjes dhe mbylljes së bagazhit, porte USB, harxhime të vogla dhe emetim të ulët të gazrave CO2, transmeton Zeri.info.

Image

Dhe të gjitha këto veti i sjellin modelet e reja Ford C-MAX dhe Grand C-MAX, pasi është një zgjidhje e mirë për të ndjerë kënaqësi gjatë vozitjes. Modelet e reja C-MAX me 5 ulëse dhe Grand C-MAX me shtatë ulëse, në të njëjtën kohë janë fleksibil, të rehatosh dhe elegant në aspektin sportiv dhe në tërësi u janë përshtatur preferencave të tërë familjes.

Image

Bëhet fjalë për vetura me dizajn të bukur që posedojnë teknologjitë dhe inovacionet më të avancuara, përkrah harxhimeve më të vogla të karburantit dhe 20 për qind më pak emetim të gazrave CO2.

Image

Këto modele për herë të parë janë të pajisur me motorët e rinj 1,5-litërsh EcoBoost dhe 1.5-litërsh TDCi si dhe me atë 1,5-litërsh me naftë ECOnetic, ndërsa posedojnë edhe sistemin aktiv të lidhjes  me ekranin 2.8 inç SYNC i ndjeshëm në prekje.

 

 

© zëri.info