Ja si të mësoni nëse dikush u ka hequr nga lista e miqve në Facebook

Auto&Tech April 17, 2017 - 22:10

Në kohën kur gjithmonë e më shumë njerëz po përdorin rrjetin social, Facebook, lajmi se dikush të ka hequr nga lista e miqve është i dhimbshëm.

Në Angli një sherr i dhunshëm shpërtheu në një klub nate pasi dy femra u zunë sepse njëra e kishte hequr tjetrën nga lista e saj në Facebook.

Por si mund ta mësosh një gjë të tillë?  

Bëhet fjalë për një aplikacion, të quajtur “Who Deleted Me”, “Kush më ka fshirë”.

Pasi e shkarkoni, sa herë që hyni në FB, apolikacioni kryen një kontroll të listës dhe u tregon se cilët miq ju mungojnë nga lista.

Ja linku: http://www.deleted.io