S'ndalet Instagram, shton edhe një veçori (Foto)

Auto&Tech April 17, 2017 - 20:22

Duke filluar nga kjo javë, ju mund t’i ruani gjërat në një koleksion privat.

Shtypni dhe mbani për pak sekonda postimin të cilin doni ta ruani, i cili është i rrumbullakuar me ngjyrë të kuqe siç mund ta shihni më poshtë, ajo do të bëhet e zezë dhe automatikisht do të ruhet në “save posts” që mund t’i shihni vetëm ju.

Image

Kjo veçori e re e Instagramit ka ardhur për një arsye. 

Nëse nuk dëshironi të bëni “like” por doni ta shihni përsëri një fotografi, atëherë vetëm e ruani në këtë mënyrë, dhe kur dëshironi përsëri ta largoni atëherë e shtypni përsëri të njëjtin buton.

Image