Ky është dizajni përfundimtar i iPhone 8 (Foto)

Auto&Tech April 17, 2017 - 16:51

iPhone 8 i Apple është aktualisht temë e shumë debateve nëpër internet.

Celularët e papublikuar të Apple dalin në internet shumë më herët se të prezantohen në Kaliforni, por modeli i ri ende ka kohë që të lansohet.

Si do të duket ai? A do të jetë më i hollë? A do të jetë më i madh? A do ta ketë butonin e zakonshëm? Të gjitha këto pyetje mbesin ende pa përgjigje.

Por, disa skema të publikuara në internet duket se e tregojnë dizajnin përfundimtar të këtij celulari të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Skemat e publikuara në blogun kinez të teknologjisë ifanr – që thuhet se kanë dalë nga një furnizues i Apple atje – tregojnë se iPhone do të ketë një dizajn 3D.

Kështu duken modelet 3D të publikuara nga ifanr:

Image

Image

Image

Image