Nissan me rekord të ri të shitjeve në Evropë

Auto&Tech April 14, 2017 - 11:11

Së fundmi, Nissan ka publikuar të dhënat e fundit mbi tregun e veturave të tyre dhe me këtë rast ka bërë të ditur lajmin se kompania ka arritur rekord të ri të shitjeve.

Për vitin fiskal 2016, shitjet janë rritur në numër rekord në tregjet kryesore evropiane si në Britani, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë.

Deri para një viti, Nissan nuk ka pasur ndonjë prezencë serioze në tregun kosovar. Por vitin e kaluar, përfaqësia zyrtare e Nissan ka arritur edhe në Kosovë, përkatësisht AutoMita, i cili ofron gjitha modelet e reja të Nissan, duke përfshirë Qashqai, X-Trail dhe Juke, bashkë me servisimin dhe shitjen sipas standardeve të Nissan.

Pjesëmarrja e tregut në Evropë për kompaninë ka arritur në 3.9 për qind, duke përfshirë edhe brendin Datsun.

Qashqai, Juke dhe X-Trail e kanë ri-pozicionuar Nissan si kompaninë kryesore në kategorinë ‘crossover’.

Image

Për më shumë, kompania ka arritur të marrë shitjet më të mëdha ndonjëherë për makinat elektrike me gjithsej 23,000 makina elektrike të shitura në Evropë.

Shitjet totale në tregun evropian arrijnë në 756,762 njësi për vitin 2016, rritje prej 2.6 për qind nga viti paraprak.

Shitjet e muajit mars të vitit 2017 kanë arritur në 102,592 njësi, rritje prej 10 për qind nga viti paraprak.

Image

Nissan ka arritur të marrë shitje të larta në të gjitha tregjet e Evropës perëndimore për vitin fiskal 2016.

Rritje në shitje ka pasur në tregjet kryesore evropiane si në Spanjë me +13.3 për qind, Britani me +7.5 për qind, Itali me +4.8 për qind, Francë me +4.7 për qind dhe Gjermani me +4.7 për qind.