Veseli dëgjon ide kreative për punësimin e të rinjve

Auto&Tech April 13, 2017 - 11:45

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bashkëbiseduar në Prishtinë me të rinj nga fusha e teknologjisë informative dhe inoveacionit për të dëgjuar prej tyre ide kreative për të ardhmen e vendit dhe fushën që ata mbulojnë.

"Ne kemi nevojë të krijojmë perspektivë më të madhe e në veçanti perspektivë të sigurt për rininë tonë", tha Veseli.

Të rinjtë që merren me inovacion dhe teknologji informative propozuan që të reformohet më shumë sisetemi arsimorë, në mënyrë që të rinjtë të marrin përgatitje të madhe që i bënë konkurrent për tregun global të punës.

"Ne po kemi shumë studentë që po diplomojnë dhe po mbesin pa punë sepse nuk janë të përgatitur për tregun e punës. Më mirë do të ishte ta ridizajnojmë korrikulën dhe ta reduktojmë numrin e studentëve, por të cilët dontë dilnin ahumë më të përgatitur për punë pas diplomimit", tha Iliriana Ibraj, analiste e biznesit.

Gjatë bashkëbisedimit, lideri i PDK-së ka dëgjuar edhe ide të shumta nga të rinjtë inovatorë për përkrahjen që mund tu bëhet të rinjve të talentuar, përmes të cilëve do të hapeshin shumë vende të reja të punës për të rinjtë.

Image