Aston Martin DB11 vjen edhe me motor V8 - (Foto)

Auto&Tech March 29, 2017 - 12:50

Aston Martin modelin e tij DB11 e ka prezantuar gjatë panairit të veturave në Gjenevë vitin e kaluar dhe ky model ishte i pajisur me motorin e fuqishëm 5.2 litërsh V12, i cili me ndihmën e dy turbo-mbushësve, ofronte më shumë se 600 kuaj fuqi, transmeton Zeri.info.

Image

Por sipas raporteve të fundit, motori V12 nuk do të jetë i vetmi që do të ofrohet për DB11, pasi tani do të ofrohet edhe motori 4.0 litërsh V8 biturbo i cili ofron 530 kuaj fuqi, të cilin e ka huazuar nga AMG.

Image

Aston Martin DB11 me këtë motor, do të prezantohet në panairin e veturave në Shangai nga mesi i prillit./ZERI