Kujdes nga ky numër në iPhone

Auto&Tech March 19, 2017 - 20:14

Siri mund të jetë në gjendje që të ofrojë sasi të pafundme të informacioneve të dobishme dhe të padobishme, por ka disa gjëra të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme.

Disa vite më parë, Siri ishte burim i argëtimit pasi njerëzit flisnin me celularin e tyre duke i bërë kërkesa dhe pyetje të ndryshme, për të parë se çfarë përgjigje ofron asistenti digjital.

Tani një ‘shaka’ është duke u bërë hit në rrjete sociale, shaka kjo që mund të jetë potencialisht e rrezikshme nëse përdoret në Siri, thuhet sipas Mirror.

Kjo shaka është duke qarkulluar në Twitter, që ju shtyn t’ia thoni Siri-t numrin ‘108’, transmeton Gazeta Express.

Asgjë magjike ose qesharake nuk ndodh, në fakt, realiteti është shqetësues. Numri ‘108’ në fakt është ekuivalenti i 999-it të Indisë, kështu që Siri do të mendojë se jeni duke kërkuar ndihmë urgjente dhe do t’ju lidhë me shërbimet e emergjencës atje.

Kjo mund të jetë e rrezikshme dhe potencialisht fatale nëse telefonata juaj realizohet, në vend të ndonjë personi tjetër i cili mund të jetë duke kërkuar ndihmë të menjëhershme atje.

Për shkak të kësaj shakaje shqetësuese, njerëzit janë duke i inkurajuar të tjerët që ta thonë këtë numër në celularët e tyre dhe t’i mbyllin sytë, për të parë se çfarë ndodh.

Numrat tjerë që nuk duhet t’ia thoni Siri-t janë 112, 110, 000 dhe 911, pasi këta numra ju lidhin me shërbimet e emergjencës.