Kështu mund të duken Audi RS5 Shooting Brake, Sportback dhe Kabriolet – (Foto)

Auto&Tech March 14, 2017 - 12:54

Pasi që Audi zyrtarisht paraqiti modelin e ri RS5 Coupe në “Geneva Motor Show”, një projektues i pavarur trajtoi versionet e reja të RS, transmeton Zeri.info.

Image

Në interpretimet jozyrtare janë treguar Audi RS5 Shooting Brake, Sportback dhe Kabriolet, por ishte menjëherë e qartë se RS5 Shooting Brake definitivisht nuk do të bëhet realitet.

Image

Megjithatë, në ofertë do të jetë motori 2.9-litër V6 biturbo me 450Kf dhe 600 Nm, aero-paketa më agresive, grila e përparme RS, fellnet e reja nga alumini, frena më të fortë, pezullimi sportiv dhe enterieri i modifikuar me ulëse sportive./ZERI